LAJMI I FUNDIT:

Seanca për Sopotin vazhdon sot në Shkup

Seanca për Sopotin vazhdon sot në Shkup

Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë seanca për lëndën ”Sopot”, ku janë të akuzuar pesë persona për terrorizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti daton që në vitin 2003, kur dy ushtarë të NATO-së të kontingjentit polak dhe një shtetas i Maqedonisë, kanë rënë në minë, me ç’rast vdiqën të tre.


Të dënuarit janë akuzuar për vënie të minës. Sipas të dhënave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ka parregullsi në këtë gjykim, sidomos në një dëshmi kyçe./Telegrafi/