LAJMI I FUNDIT:

Seanca për lëndën “Titanik” vazhdon më 26 nëntor

Seanca për lëndën “Titanik” vazhdon më 26 nëntor

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publikedo të vazhdojë më 26 nëntor, që kur në seancën e sotme u dëgjuan rreth 80 biseda nga periudha e rrethit të dytë dhe të tretë të zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Në pjesën më të madhe të bisedimeve u dëgjua zëri i ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski se si bisedon me anëtarë partiak dhe drejtorë në ditë e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, bën analizë të rezultateve zgjedhore nga rrethi i dytë ku ju përgjigjet të mbahet edhe rreth i tretë në Komunën Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në bisedë të 11 prillit të vitit 2013, Mile Janakieski me personin N.N bisedon për situatën në KSHZ dhe sa nga ankesat e dërguara do t’u pranohet dhe çfarë mund të bëjnë për atë,

Nga bisedat audio dëgjohej se si Komunën Qendër ka rreth 5.000 votues pensionist dhe se duhet të provojnë të bëjnë diçka rreth kësaj. Më pastaj, në bisedë nga 19 prilli një person i panjohur nga komiteti i partisë së Mile Janakieski i propozon mënyra se si pensionistët nga Qendra t;i sjellin diku për të qenë në ditën e votimit. bashkëbiseduesi i thotë Janakieskit” “Do t;ju themi deri në 12, një dhe kthehemi, dhe do t’i kthejmë më vonë”.

Nga “bombat” mund të dëgjohej se si Janakieski bisedon me drejtorët e firmave dhe kërkon mënyra se si të punësuarit që votuesit që votojnë në Qendër nëse nuk janë votues të sigurt, më mirë t’ju thuhet të mos dalin në votime.

Në fillimin e seancës së sotme, gjykata solli vendim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati në Hungari, të gjykohet në mungesë.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe deri tani janë dëgjuar rreth 950 biseda nga mbi pesë mijë bisedime të propozuara nga PSP-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori