LAJMI I FUNDIT:

BE-së s’po i ngutet për Specialen (Video)

BE-së s’po i ngutet për Specialen (Video)

Kosova qysh verën e vitit të kaluar i dha dritën jeshile krijimit të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, proces që u mor me ngut nga të gjithë.

Tash kur po bëhet gati një vit qëkur Kosova pranoi që të hetohen krimet e pretenduara të kryera nga ish–pjesëtarët e UÇK-së, Bashkimi Evropian po e zvarrit funksionalizimin e Gjykatës Speciale.


Deri tash nuk është caktuar as buxheti që do të mundësonte fillimin e punës e as gjykatësit.
Krejt çka dihet është selia e saj.

Holanda do të jetë shtetit nikoqir i Speciales. Mbretëria e Holandës dhe Republika e Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.