LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti do të riaktivizohet linja ajrore Shkup-Sarajevë

Së shpejti do të riaktivizohet linja ajrore Shkup-Sarajevë

Së shpejti pritet të riaktivizohet linja ajrore e drejtpërdrejtë Sarajevë – Shkup, paralajmëruan sot në Shkup ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të dy shteteve Goran Sugareski dhe Ismir Jusko.

Dy ministrat në konferencë për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë theksuan se angazhimet e dy qeverive do të jenë që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset kjo linjë ajrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zgjidhja e kësaj çështje, sipas ministrit Sugareski, është me rëndësi të jashtëzakonshme për dy shtetet.
“Shpresoj se kjo linjë ajrore, e cila është pezulluar para disa viteve do të aktivizohet sërish në afat sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që qytetarët të munden në mënyrë më të shpejtë të arrijnë në Sarajevë dhe në Shkup”, theksoi Sugareski.

Me vendosjen e linjës ajrore mes qyteteve kryesore të dy shteteve pritet që do të lehtësohet komunikimi mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit.

Mes Maqedonisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nga viti 2004 ekziston marrëveshje dypalëshe për qarkullim ajror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori