Më herët është raportuar se braziliani Neymar donte të rikthehej në Barcelonë me çdo kusht dhe se lojtari iu ishte ofruar klubit, por trajneri Hans-Dieter Flick kishte thënë ‘jo’. Neymar së fundmi është rikthyer në aksion për Al Hilal pasi kaloi 271 ditë jashtë fushës pas një dëmtimi që pësoi vjeshtën e kaluar. Rrethi i lojtarit ka njoftuar se lajmet rreth kthimit të tij në Barcelonë janë të rrejshme.  

Screenshot 12 9 Neymar


“Artikujt për rikthimin e Neymarit te Barcelona nga Al Hilal janë gënjeshtra dhe mungesë respekti e madhe për Al Hilalin dhe lojtarin”. “Neymar është nën kontratë me Al Hilal dhe është i lumtur në Riad. Së shpejti ai kthehet në fushë për të kënaqur tifozët”, shkruhet në një nga faqet zyrtare që menaxhohet nga të afërmit e lojtarit.  

Braziliani legjendar shënoi 18 gola dhe dha 17 asistime në 28 paraqitje në 2022/23, sezoni i tij i fundit me Paris Saint-Germain. /Telegrafi/  

telegrafi sport app