Scott Disick, pushime "të nxehta" me ish-të dashurën e Justin Bieber (Foto)

Scott Disick është padyshim një nga ato personazhet, i cili i pëlqen flirtet dhe lidhjet afatshkurtra.
Ka disa ditë që ai është parë nën shoqërinë e bukuroshes Chantel Jeffries, e cila njëherit ka qenë e dashura e këngëtarit të njohur, Justin Bieber.
Ata janë fotografuar në Kanë dhe më pas në Monako, nën shoqërinë edhe të dy vajzave të tjera.
Scott duket të ketë kaluar disa ditë mjaft "të nxehta" pranë 23 vjeçares.
Përndryshe Scott, ka edhe tre fëmijë me Kourtney Kardashian, takimet me të cilët i ka dy ditë në javë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































