LAJMI I FUNDIT:

Schwarzenegger dhuron një milion dollarë për blerje të pajisjeve mjekësore në SHBA

Schwarzenegger dhuron një milion dollarë për blerje të pajisjeve mjekësore në SHBA
Arnold Schwarzenegger (Foto: Yuichi Yamazaki/Getty Images/Guliver)

Ikona e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, ka vendosur të dhurojë një milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

Aktori hollivudian paratë e tij ia ka dhuruar fondacionit Flexport, i cili synon të grumbullojë pesë milionë dollarë për të grumbulluar pajisje mjekësore për spitalet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Përveç donacionit, Schwarzenegger e ka publikuar edhe një link duke u bërë ftesë njerëzve që të dhurojnë para, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet shuma prej pesë milionë dollarësh.

“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të qëndroj ulur dhe të ankohem për ndonjë situatë. Gjithmonë besoj se të gjithë duhet të përfshihemi dhe ta përmirësojmë situatën”.

“Kjo është vetëm një prej mënyrave që t’i mbështesim heronjtë tanë nëpër spitale, ndërsa unë jam krenar që jam pjesë e gjithë këtij tregimi dhe që mund të ndihmoj”, ka deklaruar aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori