Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka bërë të qartë sot se vazhdon të hezitojë të dërgoja raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë siç është rasti me raketat Taurus, duke vënë në duke rrezikun që vendi i tij të përfshihet drejtpërdrejt në luftë, shkruan AP.
Gjermania aktualisht është furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, dhe po vazhdon të rrit akoma mbështetjen edhe këtë vit, transmeton Telegrafi.
Por Scholz është skeptik për kërkesën e Ukrainës sa i përket raketave Taurus, që kanë një rreze veprimi prej 500 kilometrash, që në aspektin teorik mund të përdoren kundër objektivave të largta në territorin rus.
Ai nuk ka deklaruar përfundimisht se ato nuk do të dorëzohen, por ofroi shpjegimin më të qartë ende për hezitimin e tij – i cili ka mërzitur si opozitën konservatore të Gjermanisë dhe disa në koalicionin e tij trepartiak.
Kancelari ka theksuar prej kohësh vendosmërinë e tij për të ndihmuar Ukrainën pa përshkallëzuar luftën dhe pa tërhequr Gjermaninë dhe NATO-n në të, dhe theksoi se asnjë ushtar gjerman nuk do të shkojë në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251