LAJMI I FUNDIT:

Scholz në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Paqja pa drejtësi është një diktaturë

Scholz në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Paqja pa drejtësi është një diktaturë

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi për “zgjidhje të rreme” në ndjekjen e paqes në Ukrainë, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Sepse paqja pa liri quhet shtypje. Paqja pa drejtësi quhet diktaturë. Moska më në fund duhet ta kuptojë këtë”, tha Scholz, duke i bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin t’i japë fund luftës, transmeton Telegrafi.

Scholz tha se ukrainasit “po luftojnë për jetën e tyre, lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit të tyre, për ruajtjen e vetë parimeve për të cilat ata të gjithë u angazhuan në Kartën e OKB-së”.


Videoja e çuditshme që u kërkon rusëve t’i bashkohen ushtrisë: Kam ëndërruar për një apartament në Kiev
Lexo po ashtu Videoja e çuditshme që u kërkon rusëve t’i bashkohen ushtrisë: Kam ëndërruar për një apartament në Kiev

“Dhe presidenti i Rusisë është ai që mund ta përfundojë luftën në çdo kohë me një urdhër”, shtoi ai.

Scholz mbështeti komentet e Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mbi nevojën për të reformuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai tha se OKB-ja duhet të “reflektojë realitetin e një bote shumëpolare”, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

Askund nuk është më evidente kjo se sa në përbërjen e Këshillit të Sigurimit”, theksoi ai. /Telegrafi/