LAJMI I FUNDIT:

Schmidt: Mos kini frikë, identiteti juaj është i mbrojtur

Schmidt: Mos kini frikë, identiteti juaj është i mbrojtur

OBRM-PDUKM e përshëndet rezolutën e miratuar mbrëmë në Bundestagun gjerman në të cilën thuhet se Gjermania njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski tha se do të vazhdojë të bëj presion që rezoluta të tilla të mblidhen sa më shumë që është e mundur.

“Çdo rezolutë e tillë është e mirëseardhur dhe ne e mbështesim, presim rezoluta të tilla nga partnerët tanë tjerë strategjik, megjithatë kjo nuk është as 5% e asaj se çka meriton ky popull. Ky popull meriton shanse ferr ashtu siç kanë pasur popujt e tjerë që kanë hyrë në BE, pa kushtëzime, pa lëshime nga identiteti kombëtar, të mund të tregojmë se sa dimë dhe sa vlejmë dhe në një proces normal të negociatave të bëhemi pjesë e BE-së”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.


“Mesazhi i rezolutës gjermane është që mos keni frikë sepse identiteti juaj është i mbrojtur”, deklaroi për “TV21” Christian Schmidt nga partia CSU dhe njëkohësisht edhe përfaqësues i lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë.

Schmidt tha se në Gjermani të gjithë janë të një qëndrimi se Maqedonia duhet të jetë pjesë e BE-së, ndërsa inkurajoi që të vazhdojë komunikimi mes opozitës dhe pushtetit për ndryshimet kushtetuese.

“Nëse flasim për të mbrojtur të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoni kjo nuk është për Maqedoninë në vete. Maqedonia është shtet i njohur dhe duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Ky është mesazhi dhe unë mendoj se nuk ka shumë mundësi për të kaluar sepse nëse ju pyetët se çfarë duhet të bëhet, unë do të sugjeroja që të gjithë faktorët përgjegjës në Maqedoninë e Veriut, politikisht punojnë për të gjetur mënyrën për atë që kërkohet nga BE”, theksoi Christian Schmidt, përfaqësues i lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ndërkaq dje euroambasadori David Geer tha se Maqedonia nuk duhet të presë nga Këshilli i Europës që të miratojë dokument të ri me të cilin do të garantohet identiteti dhe gjuha maqedonase, sepse në rrugën drejt BE-së nuk humb identiteti, por përforcohet.