LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u vizitoi shkollat e Kamenicës që Kastrati tentoi t’i mbyllte

SBASHK-u vizitoi shkollat e Kamenicës që Kastrati tentoi t’i mbyllte

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka vizituar sot shkollat “Hasan Prishtina” në Busovatës, “Nuhi Berisha” Tuxhevc, “Idriz Seferi” Strezovc dhe “7 Shtatori” të Krilevës, shkolla këto që kishte tentuar t’i mbyllë kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati.

Në të gjitha këto takime, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit i janë falënderuar SBASHK-ut për mbështetjen dhe duke kërkuar angazhim edhe në të ardhmen, ata janë zotuar se me unitetin të shkëlqyer në mes të prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve, do t’i mbajnë të hapura këto vatra arsimore.


Mësimdhënësit dhe prindërit e të katër shkollave të përmendura, janë zotuar se nxënësit gjegjësisht fëmijët e tyre do ta vazhdojnë mësimin në këto shkolla dhe nuk do t’i dërgojnë diku tjetër, e aq më pak në komunën që është dhjetëra kilometra larg prej tyre.

SBASHK-u publikisht i drejtohet kryetarit Kastrati dhe drejtoreshës së Arsimit të Kamenicës, që të shpërndajnë mjete shkollor dhe ditarë e mjete të tjera administrative edhe në këto shkolla, pasi tekstet shkollore janë botuar nga mjetet e buxhetit të Kosovës, për të cilat kanë kontribuar edhe banorët e Tuxhec, Strezovoc, Krijlevës, Busovatë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori