eksperti-banner

aSindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një njoftimi për media, ka shprehur pakënaqësi me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave prej 4 për qind, pavarësisht kërkesave të kësaj Sindikate që kjo rritje të jetë më e madhe.

"Qeveria mbeti e barrikaduar pas vendimit të saj  dhe në koordinim dhe me unitet të plotë të federatave sindikale në kuadër të BSPK-së  do të vendosim  që bashkërisht  të veprojmë  për të shprehur kundërshtimin dhe pakënaqësinë tonë  për këtë qëndrim të Qeverisë dhe për çdo veprim sindikal anëtarësia në tërë Kosovën do të jetë e njoftuar me kohë përmes mediave dhe me forma tjera të komunikimit me ta", thuhet në komunikatë.


SBASHK-u fton anëtarësinë që ta ruajnë unitetin shembullor dhe të përgatitet për veprime sindikale , të cilat do të ndodhin kur bashkërisht do të merremi vesh për to.

"I garantojmë mësimdhënësit se SBASHK-u edhe tani e tutje do të veprojë ashtu si vendos anëtarësia", vijon njoftimi. /Telegrafi/