LAJMI I FUNDIT:

Satira mund të provokojë zhvillime të mëdha

Satira mund të provokojë zhvillime të mëdha
Dario Fo

Nga: Dario Fo
Përktheu: Luan Shmilli

Vlera e njeriut të satirës është e padiskutueshme, sepse kjo gjini e letërsisë dhe spektaklit ka forcën e sintezës. I vendos së bashku, domethënë, të gjitha konceptet themelore. Dhe me satirën mundet të zbulohen ide të mëdha dhe mund të provokohen zgjidhje të mëdha.


Molieri thoshte se nëse shqyhet goja për të qeshur, po aq vihet në punë truri.

Shumë ide dhe koncepte mbeten të mbërthyera në kujtesë.

Nga ana tjetër, e qeshura është vlerë e lashtë. Grekët e përafronin me atë që kishin më seriozisht, si qytetin, teatrin, sheshin.

Në shumë rite antike kërkohej të vendosej e qeshura tek fëmijët me mjete shumë të çuditshme. Kjo sepse nëse arrihej të bëhej i qeshur një fëmijë, do të thoshte se kish kuptuar botën, dhe në këtë moment ishte bërë njeri.

Në Indonezi me të vërtetë një specie kllouni vjen i ftuar të jap spektakël për fëmijët, sepse i edukon dhe i bën të rriten. Pra, duhet përherë të rritim të qeshurën.

Në lashtësi, jo rastësisht, komiku ishte i shenjtë. Edhe kristianizmi, nga shekulli VIII, dhe në gjithë Mesjetën, përdorte “Risus pascalis”,sepse ishin veprime të shenjta që të bënin të qeshje.

Është e vërtetë, Jezusi ftonte për përqafime, për të qeshur, për vallëzime. Atëherë, si tani qeshej, pra është një element i përbashkët për kolektivitet.