LAJMI I FUNDIT:

Sasi e madhe qymyri bie mbi ta, një minator i vdekur dhe katër të lënduar në një minierë në BeH

Sasi e madhe qymyri bie mbi ta, një minator i vdekur dhe katër të lënduar në një minierë në BeH

Nga një aksident të ndodhur në një nga minierat në Bosnjë dhe Hercegovinë ka vdekur një person.

Përveç tij, sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, nga aksidenti në minierën e Brezës kanë mbetur të lënduar katër minatorë.


Presidenti i Sindikatës së Minatorëve, Sinan Husiq, ka konfirmuar se një aksident ndodhi në një nga vendet e punës, gjatë të cilit sasi të mëdha qymyri ranë mbi pesë punëtorë.

Katër minatorë u transportuan në spital, dhe një që ishte në gjendje kritike fatkeqësisht ndërroi jetë.

Sipas Husiq, nuk ka lëndime kërcënuese për jetën midis katër minatorëve të mbetur të lënduar. /Telegrafi/