LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet amerikane ndaj Venezuelës rrisin çmimin e naftës

Sanksionet amerikane ndaj Venezuelës rrisin çmimin e naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar u ngrit të martën për t’u kthyer mbi nivelin 52 dollarë për fuçi pasi Washingtoni imponoi sanksione në firmën shtetërore venezuelase të naftës PDVSA në një hap që do të kufizonte ashpër eksportet drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht nga lëvizja, tregtarët thanë se furnizimi i mjaftueshëm botëror me naftë dhe një ngadalësim ekonomik sidomos në Kinë po mbajnë çmimet e naftës së papërpunuara në kontroll, përcjell Telegrafi.


Kosova njeh zyrtarisht Juan Guaidó, si president të Venezuelës
Lexo po ashtu Kosova njeh zyrtarisht Juan Guaidó, si president të Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur një destinacion i madh për naftën venezueliane pavarësisht nga dallimet e tyre politike, ndonëse vëllimet kanë rënë gjatë viteve të fundit mes krizës ekonomike të Venezuelës.

​Trump: Të gjitha mundësitë në tavolinë nëse Maduro përdor forcën
Lexo po ashtu ​Trump: Të gjitha mundësitë në tavolinë nëse Maduro përdor forcën

Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë dhe është anëtare e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), por me gjithë rezervat e saj të mëdha, eksportet e vendit ranë në pak më shumë se një milion fuçi në ditë në 2018 nga 1.6 milion fuçi në ditë në vitin 2017. /Telegrafi/