LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy Fold, telefonin e tyre të parë të palosshëm (FOTO)

Samsung prezanton Galaxy Fold, telefonin e tyre të parë të palosshëm (FOTO)

Pas shumë vitesh spekulimi, Samsung të mërkurën zbuloi telefonin e tyre të parë të palosshëm: Galaxy Fold.

Pajisja do të fillojë me çmim prej 1.980 dollarë dhe do të mbërrijë në treg më 26 prill.


Gjigandi elektronik detajoi hibridin Android në ngjarjen Unpacked në San Francisko, ku gjithashtu lansoi telefonat e ri Galaxy S10.

Ashtu sikurse kompania la të kuptohet në konferencën e zhvilluesve vitin e kaluar, Galaxy Fold përbëhet nga dy ekrane: një panel prej 4.58 inç me 1960×840 pikselë që shërben si një ekran më tradicional telefoni dhe një panel me 7,3 inç madhësi dhe rezolucion 2152×1536 pikselë, që e bën të duket më shumë si një tablet.

Panelet OLED janë të njohura për fleksibilitetin e tyre, gjë që në këtë rast i lejon përdoruesit të palos Galaxy Fold si një libër. Samsung thotë se përdor një sistem të varur me “ingranazhe të shumta ndërprerëse” për të krijuar palosjen.

Fold vjen me 512GB hapësirë ruajtëse dhe 12GB RAM, dhe sjell mbështetjen e parë të Universal Flash Storage (UFS) 3.0. Përveç kësaj, është një nga telefonat e parë për të mbështetur rrjetin 5G jashtë. Samsung thotë se të dy variantet LTE dhe 5G do të jenë në dispozicion. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Teknologji
Kalo në kategori