LAJMI I FUNDIT:

Samsung ka përgatitur “Edicionin Olimpik” të Galaxy Z Flip 3

Samsung ka përgatitur “Edicionin Olimpik” të Galaxy Z Flip 3

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit po afrohen ngadalë dhe Samsung ka zbuluar një “edicion olimpik” të telefonit inteligjent të saj me rrotullim të quajtur Galaxy Z Flip 3 Olympic Games Edition.

Z Flip 3 ekskluziv vjen në ngjyrën e re të bardhë Winter Dream dhe përmban zbukurime ari në kornizë dhe mentesha, ndërsa pjesa për ekranin dytësor është e zezë.


Pak poshtë logos së Samsung në fund të pajisjes është logoja e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Pajisja vjen gjithashtu me një sfond të veçantë, ikona dhe dizajn orësh të frymëzuar nga një ngjarje sportive.

Edicioni i Lojërave Olimpike Flip 3 ka 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, dhe çmimi i tij në Kinë është 1,258 dollarë.

Porositë tashmë janë duke u pranuar dhe shitja nis zyrtarisht më 15 janar.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt. /Telegrafi/