Në muajin mars kishte thashetheme se gjiganti korean i teknologjisë Samsung është duke tentuar të rifreskojë gjurmuesin e saj të gjësendeve SmartTag më vonë gjatë këtij viti. Thashethemi duket se është konfirmuar duke u bazuar nga një listë certifikimi të rrjedhur së fundmi për një pajisje të quajtur Galaxy SmartTag 2.
Listimi i certifikimit në fjalë vije nga baza e të dhënave Bluetooth SIG. Përveç zbulimit të emrit të gjurmuesit, ky listim nuk është se ofron informata të tjera shtesë. Tutje SmartTag 2 do të përdorë Bluetooth 5.3 në vend të Bluetooth 5.1 në SmartTag-un origjinal.
Bluetooth 5.3 është një përmirësim përsëritës dhe jo i madh mbi 5.1, por duhet të ofrojë gjithsesi konsum më të ulët të energjisë, më pak ndërhyrje në lidhje dhe cilësi dhe siguri më të mirë të përgjithshme të lidhjes, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Fatkeqësisht, nuk dihet asgjë tjetër për SmartTag 2. Me sa duket, Samsung do të mbajë butonin në pajisje dhe aftësinë shoqëruese për të programuar atë buton për të kontrolluar një pajisje IoT nëpërmjet telefonit tuaj.
Nga GSM Arena shkruajnë se ata janë të interesuar të shohin se nëse do të ketë edhe një herë një version të veçantë të SmartTag 2 që ofron gjithashtu mbështetje UWB, të ngjashme me SmartTag+, ose nëse çdo SmartTag 2 do të ketë UWB.
Mund të ndodhë që nuk do të duhet të presim shumë për ta zbuluar pasi, nëse thashethemet janë të vërteta, SmartTag 2 i ri pritet të prezantohet në eventin e ardhshme Galaxy Unpacked për Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5. Ai do të mbahet në javën e fundit të korrikut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle Maps zbulon përditësimin më të fundit
Rikthehet Winamp
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
TikTok po teston postimin e videove një orëshe?
iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i serisë iPhone 17 të Apple?
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit