LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S80 në dispozicion në Shqipëri nga java e ardhshme

Samsung Galaxy S80 në dispozicion në Shqipëri nga java e ardhshme

Samsung Electronics  prezantoi lançimin e Galaxy A80-s të ri, tashmë në dispozicion për blerje online dhe në tregje të caktuara. Galaxy A80 ofron risi kuptimplota me anë të një platforme të sigurtë: kamera e parë e trefishtë rrotulluese e Samsung dhe ekran i ri Infinity. Smartfoni i ri i Samsung do të jetë në shitje edhe në Shqipëri, duke filluar nga java e ardhshme, për 72000 Lek.

“Galaxy A80 është krijuar për Epokën of Live-it – një botë ku përdoruesit digjitalë po kapin çaste, i ndajnë ato dhe bashkëveprojnë me të tjerët në moment”, tha DJ Koh, president dhe CEO i IT & Komunikimit Mobile në Samsung Electronics. “Inovacionet më të fundit në kamera, dizajn dhe performancë të Galaxy A80 sjellin një eksperiencë të re mobile që i përshtatet nevojave të gjeneratës së sotme: gjithnjë “on” dhe gjithmonë të gatshëm”.


Për të parën herë për një pajisje Galaxy, Galaxy A80 është e pajisur me kamerën e trefishtë rrotulluese revolucionare të Samsung që ofron të njëjtën lente me cilësi të lartë, para dhe prapa, kështu që ju kurrë nuk do të bëni kompromis me  gjallërinë e videove dhe imazheve tuaja. Kudo që të jeni, duke ngjitur malin gjatë ditës apo duke shijuar ushqimin në rrugë natën, Galaxy A80 ju lejon të shkrepni foto të qarta dhe të ndritshme pa marrë parasysh kohën me kamerën kryesore 48MP. Tani, me Lentet Ultra të Gjera me kënd shikimi 123 gradë, mund të siguroheni duke e ditur se mund të fotografoni lehtësisht ose të shkrepni dhe të shpërndani një live video të gjithçkaje që shihni.

Zhytuni në një eksperiencë multimediale mediatike

Galaxy A80 paraqet ekranin e parë të ri Infinity, një ekran 6.7 inç FHD + Super AMOLED, cep-më-cep. Me një raport të ekranit 20: 9, ekrani i ri Infinity ju lejon të zhyteni plotësisht në përmbajtjen tuaj të preferuar multimediale. Cojeni përvojën tuaj audio-vizuale një hap më tej me Dolby Atmos kur përdorni kufje apo folës Bluetooth.

Si pjesë e përvojës Galaxy, Galaxy A80 prezanton Samsung Knox, platformën e sigurisë së Samsung-ut, e krijuar për të mbrojtur chipat apo softuerët. Së bashku me Samsung Pass, tani mund të aksesoni lehtësisht aplikacionet dhe faqet e internetit përmes sensorit të gjurmëve të gishtërinjve. Me Përforcuesin e Performancës Inteligjente të Galaxy A80, mund të prisni që Galaxy A80 të punojë më shumë, më shpejt dhe më gjatë kur të keni nevojë për të. Softueri i saj i optimizimit të performances.

nëpërmjet IA maksimizon CPU, RAM dhe kapacitetin e baterisë së pajisjes, duke përshtatur efikasitetin e Galaxy A80 me nevojat tuaja të përditshme.  Galaxy A80 vjen në tre ngjyra: E zezë, E artë dhe Argjend.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori