LAJMI I FUNDIT:

Samsung dërgon ftesat për ngjarjen e lansimit të Galaxy Note 10, më 7 gusht

Samsung dërgon ftesat për ngjarjen e lansimit të Galaxy Note 10, më 7 gusht

Sot Samsung njoftoi se ngjarja tjetër Galaxy Unpacked do të mbahet më 7 gusht në Qendrën Barclays në Brooklyn, NY. 

Ftesat u dërguan për shtyp pa ndonjë detaj shtesë. Megjithatë, njoftimi për shtyp premtoi se kompania do të “zbulojë pajisjet e reja të dizajnuara për të dërguar lidhjen e ekosistemit Galaxy në nivelin e ardhshëm”.


Ndërkohë që Samsung nuk e tha në mënyrë eksplicite, njoftimi i pajisjes do të jetë për Galaxy Note10. 

Note gjithmonë lansohet në ngjarjen Unpacked që ndodh më vonë gjatë vitit dhe imazhi me S Pen e zbulon se fjala është për të. Ka të ngjarë të njoftohen edhe disa pajisje të tjera.

Ndoshta përfundimisht do të marrim një datë për lansimin e Galaxy Home. Është gjithashtu e mundur që kompania të mund të japë një përditësim mbi Galaxy Fold. 

Galaxy Note10 ka të ngjarë të përdorë procesorin Snapdragon 855 të Qualcomm, të paktën për pajisjet që lansohen në SHBA. 

Thashethemet për Note10 kanë qenë mjaft të ndryshme dhe është e mundur që Samsung madje të heqë të gjitha butonat fizikë. 

Mund të vijë për herë të parë në dy madhësi, dhe mund të ketë një variant 5G, si me Galaxy S10. /Telegrafi/