LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Parisit, hapi tjetër i rëndësishëm për Kosovën

Samiti i Parisit, hapi tjetër i rëndësishëm për Kosovën

Samiti i Parisit është takimi më i rëndësishëm që e pret Kosovën, ka thënë zëvendësministri i Integrimeve, Ramadan Ilazi, i cili në Rubikon të KTV-së pranoi se vendi do të përballet me pasojat e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, mirëpo është ende shumë herët që të identifikohen ato.

“Pasoja pa dyshim që do të ketë, mirëpo është shumë herët t’i identifikojmë. Është hera e parë që kemi një situatë të tillë kur një shtet kërkon të dalë nga BE-ja. Pasoja do të ketë në tërë rajonin dhe jo vetëm në Kosovë”, ka thënë Ilazi.


Deputeti i pavarur, Ilir Deda, i ftuar në “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se realiteti vlerësohet të jetë i ndryshëm nga ajo çfarë po paraqitet nga liderët e shteteve të mbetura në BE, derisa ka paralajmëruar se edhe në Kosovë do të ndjehen pasojat e Brexitit.

“Për ne do të ketë pasoja, pasi Kosova nuk ka arritur të ketë raporte biletarale me shtetet e mëdha. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka marrëdhënie ekonomike me shtetet e mëdha të BE-së”, ka thënë ai.

Por, nëse referendumi për dalje nga ky union do të merret parasysh apo jo shihet si çështje pezull nga anëtari i LVV-së, Arbër Zaimi.

“Nuk e di nëse do të merret parasysh ose jo referendumi. Besoj që kjo që ndodh duhet të përcjellë mesazhin se Evropa duhet të kthejë sytë nga vetvetja”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Zaimi përmendi edhe deklaratën e presidentit Thaçi në kohën kur ishte ministër i Jashtëm për të ardhmen evropiane në regjion në rast të daljes së Britanisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori