LAJMI I FUNDIT:

Samiti i ministrave të jashtëm në Selanik sjell një marrëveshje Maqedoni – Greqi

Samiti i ministrave të jashtëm në Selanik sjell një marrëveshje Maqedoni – Greqi

Në ditën e dytë të samiti të ministrave të jashtëm në Selanik të Greqisë, në mes të Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, është arritur një marrëveshje për menaxhimin e kufirit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja përfshin mbajtje të një mbledhje të rregullt rajonale në nivel katërlateral në çdo gjashtë muaj, forcimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacioneve dhe ndihmës teknike, kontroll të shtuar të OJQ-ve, masa të posaçme për kategoritë më të ndjeshme dhe ndarje të migrantëve nga refugjatët, etj./Telegrafi/