Një 33-vjeçar nga Velesi është arrestuar nga policia në Ohër, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përdhunim” ndaj një 21-vjeçareje, shtetase e Suedisë.

Sipas denoncimit të saj, rasti ka ndodhur gjatë natës mes 8 dhe 9 gushtit, në një klub nate në Ohër, ku i dyshuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.


Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 33-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente.