LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Brdo-Brijunit përfundon me thirrjen për heqjen e vizave për Kosovën – 6 konkluzionet për të cilat ranë dakord të gjithë presidentët

Samiti i Brdo-Brijunit përfundon me thirrjen për heqjen e vizave për Kosovën – 6 konkluzionet për të cilat ranë dakord të gjithë presidentët

Në Slloveni është mbajtur sot samiti i 11-të i Brdo-Brijunit, ku u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Sllovenisë i cili ishte edhe nikoqir i këtij samiti, Borut Pahor i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën e gjithashtu t’ia japë statusin e shtetit kandidat Bosnjë-Hercegovinës.


Pahor deklaroi pas takimit të samitit Brdo-Brijuni tha se të gjithë të pranishmit ranë dakord për 6 konkluzione.

Pamje gjatë takimit të presidentëve në samitin e Brdo-Brijunit në Slloveni/ Foto: Borut Pahor -Twitter

1.Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetin në rajon, zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë, 2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim, 3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinë deri në fund të vitit 2022, 4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022, 5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike, dhe 6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon.”, ka shkruar Pahor në Twitter.

I pyetur se nga gazetarët në konferencën për media pas përfundimit të samitit, se a është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, dhe se a i është kërkuar Serbisë të njoh Kosovën, Pahor tha se dialogu ka qenë temë diskutimi por askujt nuk i është kërkuar të bëjë diçka.

“Dialogu ka qenë temë diskutimi, por askush nuk ju ka bërë thirrje Serbisë e Kosovës që të njohin njëra-tjetra. Të dy vendeve u është bërë thirrje që të vazhdojnë dialogun dhe përmes tij të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura”, tha Pahor.

Përveç nikoqirit të takimit, presidentit slloven, Borut Pahor, në këtë samit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Shqipërisë, Bajram Begaj, i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori