LAJMI I FUNDIT:

Sami Kurteshi: Qeveria gënjeu, nuk ka Notë Proteste nga Mali i Zi

Sami Kurteshi: Qeveria gënjeu, nuk ka Notë Proteste nga Mali i Zi

“Kjo është një gënjeshtër e Qeverisë së Kosovës. Derisa nuk bëhet publike s’ka notë proteste”.

Në Info Magazine të Klan Kosovës është duke u diskutuar për vendosjen e flamurit shqiptar dhe tabelën “Mirë se vini” nga Lëvizja Vetëvendosje në pikën kufitare me Malin e Zi, dhe heqjen e tyre nga autoritetet e këtij shteti.


Të ftuar janë Sami Kurteshi, ish-avokati i Popullit dhe anëtari i Vetëvendosjes si dhe analisti Petrit Zogaj.

Kurteshi është shprehur se “nuk ka Notë Proteste nga Mali i Zi”.

“Kjo është një gënjeshtër e Qeverisë së Kosovës. Derisa nuk bëhet publike s’ka notë proteste”.

“Po e hedh hipotezën dhe dyshimin se nuk kemi notë proteste nga Mali i Zi”.

“Mali i Zi ka dërguar notë proteste për diçka që nuk është ekzistente. Qeveria e Kosovës nuk e ka publikuar dokumentin dhe nuk e dimë se për çka saktë janë ankuar”.

Deputeti Kurteshi ka thënë se nëse Ministria e Punëve të Jashtme e publikon këtë dokument, do t’i tërheqë fjalët.

“Nuk i besoj qeverisë në asnjë fjalë, për shkak se deri më tash gjithçka që ka deklaruar ka qenë gënjeshtër”.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk duhet ta luajnë rolin e komandantëve që jemi mësuar t’i shohim. Votuesit e Vetëvendosjes e presin atë që ata kanë bërë, prandaj i kanë votuar.

Deputeti Kurteshi është shprehur se “heqja e tabelave në kufi është çështje e policisë”.

“Ne po dëshmojmë që qëndrimi ynë politik është i njëjti. Ne nuk e shkelëm kufirin me Malin e Zi, s’i kemi vendosur tabelat jashtë tokës së Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori