LAJMI I FUNDIT:

Sami Hamiti i thotë Ylli Hoxhës: Mos u zgërdhij

Sami Hamiti i thotë Ylli Hoxhës: Mos u zgërdhij

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal përveç pikës ku kishte të bënte me autobusët e rinj që komuna planifikon t’i blejë me kredi, u diskutuan edhe disa pika tjera.

Asamblistët e Vetëvendosjes kanë kërkuar që të miratohen propozimet e tyre që kanë të bëjnë me urbanizëm, në ndërkohë që Sami Hamiti ka thënë se këto pika janë të paligjshme.


Hamiti përsëriti se nuk janë ata që po e bllokojnë punën e Kuvendit Komunal, por këtu u nxit përplasja mes tij dhe asamblistit Ylli Hoxha.

Në këtë mbledhje ka pas shumë fyerje në drejtim të njëri-tjetrit, sidomos në mes të asabmblistëve të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Me një rast shefi i GP të LDK-së Sami Hamiti i ka thënë asamblistit Ylli Hoxha që mos të zgërdhihet derisa ky mban fjalim.

“E kemi parë që ekzekutivi dhe Vetëvendosje këtë pjesë dojnë me çdo kusht me blloku dhe me thënë se po na bllokojnë se ne e zhbllokojmë qytetin… mos u zgërdhij kur të flas, kurrë më mos u zgërdhij”, tha Hamiti.

Në këtë mbledhje është votuar edhe propozimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti për fillimin e negociatave për kthimin e Pallatit të Rinisë në ndërmarrje publike-lokale.