Këngëtarja Samanta Karavella është duke realizuar projektin e saj më të ri.

Samanta, e cila që nga viti i kaluar nuk ka publikuar ndonjë projekt, ka paralajmëruar se këtë verë do të vijë me dy këngë të reja, njëra nga të cilat do të jetë në bashkëpunim me reperin Skivi Skillz, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka treguar se ka filluar me xhirimet e klipit të ri.

Megjithëse nuk ka treguar se cilën këngë po e realizon, një fotografi e publikuar ditë me parë së bashku me Skivin, ku ajo ka shkruar “Double S”, na bën të mendojmë se dueti mes tyre së shpejti do t’i shtohet listës së gjatë të bashkëpunimeve këtë verë. /Telegrafi/