LAJMI I FUNDIT:

Sam Asghari kërcënon se do të nxjerrë informacione ‘të turpshme’ të Britney Spears nëse kontrata paramartesore nuk rinegociohet

Sam Asghari kërcënon se do të nxjerrë informacione ‘të turpshme’ të Britney Spears nëse kontrata paramartesore nuk rinegociohet

Sam Asghari dyshohet se po kërcënon të nxjerrë informacione ‘jashtëzakonisht të turpshme’ për Britney Spears nëse ajo nuk pranon të rinegociojë kontratën paramartesore të tyre.

U raportua të mërkurën se Asghari, 29 vjeç, dhe Britney, 41-vjeçare, së fundmi janë ndarë pas vetëm 14 muajsh martesë – pasi pretendohet se ai u përball me të për akuza për tradhti.


Dhe tani PageSix ka raportuar se aktori po kërkon një pagë më të madhe se sa kishin rënë dakord fillimisht në këmbim të heshtjes së tij.

“Asghari po përpiqet të negociojë koncesione përtej kontratës paramartesore dhe kërcënon të dalë publikisht me informacione jashtëzakonisht të turpshme për Britneyn, nëse ai nuk paguhet”, pretendon një burim.

Por një burim i afërt me Spears tha për DailyMail: “Këto pretendime janë absurde dhe nuk ka asnjë mënyrë që avokati i saj, një ish-prokuror federal, të lejojë që dikush të zhvatë Britney Spearsin”.

Është e paqartë nëse Sam do të jetë në gjendje të marrë një pjesë të parave që gruaja e tij fitoi ndërsa ata janë të martuar.

Avokati i saj Mathew Rosengart luajti një rol kyç në përpunimin e kushteve menjëherë pasi Asghari i propozoi Spears në shtator 2021.

Ylli ka një vlerë neto të raportuar prej 60 milionë dollarësh (55.1 milionë euro), por ajo gjithashtu paguan dhjetëra mijëra dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët për ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, 45 vjeç.

Ish-çifti, të cilët u ndanë në vitin 2006 pas dy vitesh martesë – ndajnë djem Jayden James, 16 vjeç dhe Sean Preston, 17-vjeçar. Kevin ka kujdestarinë e plotë të djemve.

Sam Asghari paraqet kërkesën për divorc nga Britney Spears
Lexo po ashtu Sam Asghari paraqet kërkesën për divorc nga Britney Spears

Një burim pohoi më parë për New Yorker se Spears kishte më parë një pasuri shumë milionëshe në fillim të viteve 2000, por ajo ishte ulur në vetëm ‘disa milionë dollarë’ kur konservatori i saj u krijua në 2008.

Të mërkurën (16 gusht) u raportua se Asghari dhe Spears kanë nisur rrugët e tyre të ndara pas një “debati bërthamor” që e pa atë të përballet me gruan e tij mbi thashethemet se ajo ishte jobesnike. Nuk dihet nëse thashethemet janë të vërteta.

Thuhet se Asghari i besonte thashethemet që Spears e kishte tradhtuar, pasi dyshja kishin një “luftë të madhe” dhe ai u largua nga shtëpia e tyre dhe tani jeton në një vend të tij.

Dyshja u martuan në qershor 2022, por ishin bashkë që nga viti 2016.

Në qershor, Asghari ndau një seri postimesh të dashura duke shënuar përvjetorin e parë të martesës së çiftit dhe duke e quajtur Britney ‘gjysmën e tij më të mirë’.

Ai ndau gjithashtu momente të ditës së tyre të dasmës më 9 qershor 2022, duke e quajtur yllin “gruaja e ëndrrave të mia”.

Dasma e Sam dhe Britney në qershor 2022 ishte një ceremoni luksoze e mbajtur në shtëpinë e yllit në Thousand Oaks. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori