Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep, ka bërë të ditur se të martën, trupi gjykues ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës.
Sipas saj, gjykatësit konstatuan se ekziston ende rreziku që i akuzuari të pengojë ecurinë e procesit të DHSK-së me anë të ndërhyrjes te viktimat dhe dëshmitarët.
“Ligji parasheh që gjykatësit të rivlerësojnë çdo dy muaj nëse ekzistojnë ende arsyet për mbajtjen në paraburgim të të akuzuarit. Këto arsye mund të jenë rreziku i arratisjes, rreziku i pengimit të procesit penal ose rreziku i kryerjes së të njëjtës vepër penale ose një vepre tjetër penale”, ka thënë Griep, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në konferencën për medie të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Lidhur me rastin ndaj Salih Mustafës, ajo ka thënë se ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë të kësaj jave dhanë dëshmitë dëshmitari i tetë dhe dëshmitari i nëntë, të cilët dëshmuan me masa mbrojtëse, ku përfshihet përdorimi i pseudonimit si dhe ndryshimi i fytyrës dhe zërit.
Tutje, tha se që të dyve iu drejtuan pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), mbrojtja, mbrojtësja e viktimave dhe gjykatësit.
Gjithashtu, ka thënë se ditën e martë, me kërkesë të gjykatësve, Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi renditjen e re të dhënies së dëshmive prej dëshmitarëve për muajt janar dhe shkurt dhe vendosi të mos thërrasë një prej dëshmitarëve që kishte parashikuar fillimisht.
Kjo pasi dëshmitarët e mëparshëm kanë dhënë tashmë të njëjtën dëshmi dhe tha se seanca e ardhshme për këtë çështje do të mbahet më 13 dhjetor 2021, në orën 09:30, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, sa i përket çështjes gjyqësore kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, tha se trupi gjykues II bëri me dije se brenda 26 nëntorit synon të nxjerrë vendim lidhur me kërkesat e ekipeve të mbrojtjes për rrëzimin e akuzave, në “Urdhrin për Planin e Punës dhe Caktimin e Afateve për Hapat e Ardhshëm të Procesit” të datës 9 nëntor 2021.
“Në rast se gjykatësit refuzojnë kërkesën e ekipeve të mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarve, atëherë më 2 dhe 3 dhjetor do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen”, ka thënë Griep.
Krejt në fund, ajo ka thënë se ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i Dhomave të Specializuara të Kosovës këtë javë u takua me grupe të ndryshme nga publiku i gjerë, të rinjtë dhe shoqëria civile në Llapllasellë, në zonën e Prishtinës dhe Gjilanit.
“Gjatë këtyre aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese, ekipi dha informacion për mandatin dhe zhvillimet e fundit të proceseve të Gjykatës dhe iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga pjesëmarrësit”, ka thënë Griep.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Korrupsion me lejet e shfrytëzimit të plazhit në Ksamil, SPAK çon për gjykim dy ish-zyrtar të pushtetit lokal
Arrestohen dy protestues para Bashkisë së Tiranës, u gjetën me lëndë piroteknike
Emisioni në Rai 3, Rama për “Corriere Della Sera”: Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre