Edhe përkundër kërkesës së vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe njëherit ministër i Shëndetësisë Bekim Sali, shprehet i prerë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë.
Në intervistë për Alsat, ai tha se qeveria aktuale do të angazhohet në realizimin e programit të premtuar para qytetarëve.
“Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për arsye se qeveria ka një perspektivë. Ne jemi pjesë e kësaj shumice për arsye të stabilizimit të punës së qeverisë. Por e dini se si është në politikë, asnjëherë nuk ka diçka që mund të parashihet për një periudhë më të shkurtë, gjithçka është me plan katër vjeçar, tani na kanë mbetur edhe 2 vite e gjysmë, për të realizuar programin ai që është premtuar para publikut”.
“Alternativa është parti politike e cila në çdo cikël zgjedhor mund të hyj, por këtu duhet ta diskutojmë nëse i konvenon popullatës që çdo vit të ketë zgjedhje, unë mendoj se jo. Dhe mendoj se kapaciteti i qeverisë ende nuk është konsumuar maksimalisht që të themi se kjo qeveri nuk mund të realizoj programin, andaj mendoj se duhet të vazhdoj deri në fund të mandatit”, deklaroi Sali.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dumani: Blerja e pronave forma kryesore e pastrimit të parave, bankat të përfshira
Qeveria britanike: Po punojmë në mënyrë inovative me Shqipërinë kundër emigracionit ilegal
20 vjeçarit i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë në Prizren për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251