LAJMI I FUNDIT:

Reagon Sali Berisha, pasi atij dhe familjes iu ndalua hyrja në SHBA

Reagon Sali Berisha, pasi atij dhe familjes iu ndalua hyrja në SHBA

Ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pasi atij dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka ftuar sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken që të publikojë faktet e dokumentet mbi të cilat është bazuar vendimi.


“Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë baze konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi”, shkruan ndë të tjera Berisha në postimin e tij.

Ndryshe, Blinken kishte shkruar sot se “Aktet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri”.

“Unë po e them publikisht se Berishën dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij janë të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar me partnerët tanë në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit”, kishte thënë Blinken.

Postimi i plotë i Berishës:

Përgjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit të Shtetit të SHBA për vendimin e tij për të ndaluar hyrjen time në SHBA!

Zoti Sekretar!

Nga mediat u njoha me vendimin tuaj të shpallur në Twitter për të ndaluar hyrjen time në SHBA.

Lidhur me këtë vendim dua të shpreh si vijon.

Gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri me sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit. Ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë neë akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.

Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë baze konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi.

Gjithashtu gjykoj se një ndër faktorët më kryesore që qeveria që unë kam drejtuar arriti të anëtarësojë Shqipërinë në NATO, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizojë vizat me Bashkimin Europian, të arrijë nivelin e pragut të MCAC, dhe të tërheqë investime madhore, por edhe të shënojë kulme në marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike, ka qenë lufta e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e dokumentuar kjo dhe në raporte dhe vlerësime të qeverisë së SHBA.

Gjate 30 viteve në politikë unë kam patur në SHBA, dhe kam më shume se ne çdo vend tjetër, miq te mëdhenj, me te cilët ndihem gjithnjë krenar. Mirënjohja ime mbetet e pakufishme për gjithçka vendi i juaj i madh ka bere për lirinë e kombit tim.

Po kështu jam përpjekur dhe nuk kam nguruar kurrë te marr çdo vendim ne interes te përbashkët midis dy vendeve.

Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lëkundë kurrë admirimin tim për vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqtë e mi ne SHBA.

Zoti sekretar!

Unë kam 8 vite qe kam dhënë dorëheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qëndruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombëtar te shqiptareve, ashtu siç i vlerësoj unë ato.

Unë kam denoncuar me shume se kushdo tjetër ne këtë vend publikisht brenda dhe jashtë vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e drogës, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papërmbajtur qeveritar ne Shqipëri.

Po kështu unë kam mbështetur reformën ne drejtësi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te  ndërmarrë ne kundërshtim flagrant me amendamentet kushtetuese për vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtësisë.

Unë gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumërta te tij, multimiliardierin  George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotëm dhe ne gjykimin tim, si një armik te vërtetë te demokracisë ne vendin tim.

Përveç kësaj kam denoncuar i pari dhe me forcën me te madhe, publikisht dhe vetëm publikisht, projektin e ndryshimit të Kufijve të Kosovës, i përgatitur nga fondacioni i George Sorosit në Beograd, për çka dhe jam kërcënuar për pasoja, por natyrisht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurrë se unë jam i pagabueshëm, duhet t’ju garantoj se unë ndjehem krenar me te gjitha qëndrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetëm nga interesi publik dhe kombëtar i kombit shqiptar dhe e vërteta, te cilat unë i kam mbrojtur njëlloj si sot edhe ne kohen kur te rinjtë shqiptare ekzekutoheshin ne kufi për realizimin e ëndrrës tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori