LAJMI I FUNDIT:

Sailfish për Sony Xperia X vjen në shtator dhe platforma paguhet

Sailfish për Sony Xperia X vjen në shtator dhe platforma paguhet

Siç mund ta dini, Jolla dhe Sony kanë arritur partneritetin për të sjellë sistemin Sailfish në pajisjet Xperia.

Një lajm lidhur me përparimin e këtij bashkëpunimi u dha muajin e kaluar. Dhe tani, Jolla ka njoftuar se OS Sailfish për Sony Xperia X – ose Sailfish X, siç quhet zyrtarisht – do të jenë në dispozicion më 27 shtator.


Kompania bën të ditur se disa nga veçoritë nuk janë ende të mbështetura zyrtarisht, duke përfshirë Bluetooth, sensorët e rinj (p.sh. barometri, counterstep ), gjurmët e gishtërinjve dhe FM radio.

Nuk është se këto nuk janë të përfshira – ato janë aty, por presim të jenë një përvojë e nivelit beta.

Instalimi nuk do të jetë gjithashtu i lehtë (të paktën për këtë version). Jolla thotë se një njohuri e ngjashme me PC Linux si dhe disa njohuri të linjës së komandës ju duhen të instaloni Sailfish OS në pajisjen tuaj Xperia.

Disponueshmëria fillimisht do të kufizohet në BE, Norvegji dhe Zvicër (SHBA dhe Kanada ende duhet të konfirmohen). Dhe po, programi paguhet – kushton 49.90 euro.