Sahiti ende pa skuadër

Mbrojtësi i krahut të djathtë që ka pasur edhe një aventurë në kampionatin shqiptar me Skënderbeun, së fundmi ishte te Trepça ’89 por pasi që kishte disa mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit ai ishte larguar nga skuadra mitrovicase, transmeton BotaSot.
Sahiti ka pasur mjaft oferta nga skuadrat kosovare megjithatë rregullorja e Federatës kosovare të futbollit ia kishte pamundësuar kalimin në ndonjë skuadër tjetër. Tashmë për Sahitin nuk ka shumë zgjidhje, ai ose duhet të pushojë deri në qershor ose të kthehet te Trepça ’89.
Vet futbollisti është i gatshëm të kthehet te skuadra ku bëri emër, derisa fjalën e fundit e kanë drejtuesit e skuadrës nga Mitrovica. 26-vjeçari nga Mitrovica që karrierën e filloi pikërisht te Trepça ’89 në Kosovë ka veshur edhe fanellat e Trepçës, Hysit, Drenicës dhe Ferizajt, derisa përveç Skënderbeut ka luajtur edhe te skuadra e Maqedonisë, Renova.
Trepça ’89 edicionin e ri e nis të premten me ndeshjen që e luan në Gjilan kundër Dritës e cila do të transmetohet në Supersport dhe Supersport Kosova. /Telegrafi/






















































