LAJMI I FUNDIT:

Sado të errëta të duken gjërat, lufta në Gazë mund të përfundojë me rifillimin e procesit të paqes

Sado të errëta të duken gjërat, lufta në Gazë mund të përfundojë me rifillimin e procesit të paqes

Nga: Tony Klug, ish-këshilltar i lartë për Lindjen e Mesme në Grupin Kërkimor të Oksfordit dhe këshilltar në Grupin Strategjik të Palestinës dhe në Forumit Strategjik të Izraelit / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com

Sulmi i tmerrshëm i Hamasit ndaj civilëve izraelitë, i shoqëruar me hakmarrjen e tmerrshme të Izraelit, i nxiti disa vetë që procesin e paqes ta çojnë drejt e në varr. Por, këto ditë gabojmë edhe nëse i referohemi ndonjë “procesi të paqes”: për vite me radhë nuk ka pasur proces të paqes, madje as perspektivë për diçka të tillë. Duke e thënë këtë kështu, unë besoj se është e mundur që diçka të lind nga hiri i mjerimit të tanishëm.


Ka pasur raste, veçanërisht gjatë viteve të Oslos, kur mund të shihej e ardhmja më paqësore. Për dekada të tëra – duke këmbëngulur që nga fillimi i viteve 1970, në kërkesën time për zgjidhjen me dy shtete – kam punuar ngushtë me izraelitët dhe me palestinezët dhe shpeshherë jam sulmuar nga shoqëruesit e negociatorëve të paqes – që rrallë pajtohen edhe në situatat e tjera të konflikteve – si dhe në takimet jozyrtare të “grupeve të ndara”. Nuk ishte e pazakontë që, mes seancave, ata të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Të metat në thelb dhe në zbatim të marrëveshjeve të Oslos, pushtimi i fshehtë i Bregut Perëndimor nga kolonët dhe avancimi i marrjes së qeverisë izraelite prej të djathtës ekstreme, i dëmtuan të gjitha këto përpjekje. Izraelitëve, udhëheqësit e tyre u tregonin përralla për “ofertat bujare” që palestinezët vazhdimisht po i refuzojnë. Në kërkimin e normalizimit të marrëdhënieve me shtetet arabe, udhëheqësit e Izraelit i trajtuan palestinezët si popull i mundur dhe i injoruan paralajmërimet e një grupi të analistëve për një shpërthim të egër, nëse Izraeli do të vazhdonte me pushtimin e tokës dhe të jetës së një populli tjetër. Nuk mund të thonë se nuk ishin paralajmëruar.

Por, dështimi marramendës i parashikuar i sulmit vrastar të Hamasit, ishte më shumë sesa dështim i inteligjencës. Ishte dështim i konceptit që lindi nga përbuzja e vazhdueshme për aftësitë dhe vendosmërinë e armikut arab. Kjo nuk është hera e parë që kokteji i mendjemadhësisë dhe i vetëkënaqësisë i deh liderët e Izraelit. Disa javë përpara se Izraeli të mbërthehej nga befasia e ofensivës ushtarake egjiptiane-siriane, në vitin 1973, kryeministrja izraelite, Golda Meir, më tha se nëse arabët do ta nisnin luftën, asaj do t’i “vinte keq për arabët”. Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Moshe Dayan, profetizoi “luftën prej gjashtë orëve”. Atëherë u përmbysën mendimet politike. Ka gjasa që prapë të përmbysen.

Udhëheqësit e Hamasit, të cilët pa mëdyshje kanë përgjegjësi për vdekjen dhe shkatërrimin që po i bëhet popullit të Gazës, nuk mund të thonë se as ata nuk ishin të paralajmëruar. Aleati i tyre libanez, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallahu, në vitin 2006 deklaroi se po ta dinte se do të shkaktonte më shumë se një muaj luftë, me çmimin e shumë viktimave, me zhvendosje dhe dëme të mëdha fizike, nuk do ta kishte urdhëruar vrasjen dhe rrëmbimin e ushtarëve izraelitë.

Nuk është e qartë nëse ndonjë qëllim më të lartë kishin vrasjet masive dhe rrëmbimet e izraelitëve, masakrat pasuese ndaj palestinezëve dhe shndërrimi i Gazës në rrënojë – me përjashtim të parandalimit të mundshëm të marrëdhënieve më të ngushta saudite-izraelite dhe ngritjen e Hamasit mbi Autoritetin Palestinez. Nga ana e vet, Izraeli thellësisht i traumatizuar po sulmon. Por, tërbimi dhe hakmarrja nuk janë strategji. Janë reflekse që thjesht e nxisin masakrën. Duket se asnjëra palë nuk e di se çfarë po bën.

Është e qartë se çdo përparim paqësor, që nga viti 1967, është provokuar nga ndonjë ngjarje e paparashikuar sizmike. Vetë lufta e vitit 1967 i shtyu palestinezët që ta ulin kokën dhe ta pranojnë një shtet përkrah Izraelit e jo një shtet në vend të Izraelit. Lufta e vitit 1973, më 1979 çoi në traktatin e paqes Egjipt-Izrael. Intifada e parë palestineze e arriti kulmin me marrëveshjen e Oslos të vitit 1993. Intifada e dytë e nxiti nismën e paqes arabe të vitit 2002. Teksa është herët për ta thënë këtë me besim të madh, ka gjasa që zemërimi aktual ta ndjek po të njëjtin model.

Mos asgjë tjetër, është e sigurt që trazirat e kanë shkatërruar iluzionin se çështja palestineze mund të anashkalohet, se konflikti mund të injorohet ose menaxhohet, ose se mund të zgjidhet me forcë ushtarake ose me akte terrorizmi. Këto nuk janë të vërtetat e reja, por tani duhet të jenë të qarta si dita, madje edhe për ideologët më të ashpër. Ekziston nevoja urgjente, edhe kur gjakderdhja po vazhdon, për zgjidhje gjithëpërfshirëse të formuluar me shpejtësi, të bazuar në përmbushjen e nevojave dhe aspiratave minimale e thelbësore të popujve palestinezë dhe izraelitë, si dhe për zbutjen e frikës së tyre maksimale. Këto çështje gjithmonë kanë qenë përbërësit e domosdoshëm.

Veçmas ShBA-ja e ka dëshmuar veten si të papërshtatshme për ta luajtur rolin e ndërmjetësit të ndershëm, por, me fuqitë e tjera të jashtme, mund ta shtojë peshën e vet në një nismë të udhëhequr nga shtetet rajonale që kanë bërë paqe me Izraelin – duke e shfrytëzuar përfitimin e mundshëm e të paqëllimshëm nga Marrëveshjet e Abrahamit – plus Arabinë Saudite dhe Katarin. Nuk ka nevojë ta rishpikësh rrotën. Iniciativa e rishikuar e paqes arabe – e cila në përkushtimin nismëtar u zotua të normalizonte marrëdhëniet me Izraelin, në këmbim të shtetësisë palestineze – mund ta ofrojë planin e duhur. Pavarësisht gjithçkaje, konflikti ende mund të zgjidhet, por, nëse shansi nuk shfrytëzohet shpejt dhe me detyrim, shpërthimet e ardhshme sizmike – të parashikuara ose të paparashikuara – janë ende duke pritur. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Kalo në kategori