Sadio Mane këmbëngul se nuk e konsideron veten si zëvendësues të Robert Lewandowski te Bayern Munich.

Me ardhjen e Mane nga Liverpool, Lewandowski po bën agjitacion për një kalim te Bayern Munich.

Por bashkëlojtari i ri i polakut nuk mendon se është transferuar në Allianz Arena për ta zëvendësuar Lewan.

Zyrtare: Mane prezantohet te Bayerni Zyrtare: Mane prezantohet te Bayerni

“Është e qartë se Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Mane për Sky Deutschland.

“Por, unë nuk jam personi i duhur për të folur për të ardhmen e tij apo për të thënë se çfarë duhet të bëjë klubi tani”, përfundoi sulmuesi.

Barça është gati të nisë një ofertë për Lewandowskin, pasi ka mbledhur 200 milionë euro nga shitja e një përqindje të të drejtave të tyre televizive këtë javë. /Telegrafi/