Sabriu dhe Sinani, së shpejti super projekt për Shqipërinë Etnike


Për pak ditë do të lansohet një këngë e re, që do t’i godasë zemrat e shqiptarëve dhe ky projekt po vjen pikërisht nga dy prej zërave më të çmuar, Sinan Vllasaliu dhe Sabri Fejzullahu.
“E dua Shqipërinë Etnike” titullohet kënga që do të realizojnë dy artistët dhe që do të publikohet pas vetëm 10 ditësh, mësojnë burimet e sigurta të Telegrafit.
Kënga është realizuar nga kompozitori Alban Furtuna, teksa në tekst do të jetë firma e Arsim Bunjakut.
Producent është Emra Com, ndërkaq klipi është realizuar nga Max Production dhe do të jetë kjo një goditje e re në treg kushtuar pikërisht kombit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/03/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































