LAJMI I FUNDIT:

Sabri Fejzullahu i bashkohet aksionit për mbjelljen e fidaneve në Prishtinë

Sabri Fejzullahu i bashkohet aksionit për mbjelljen e fidaneve në Prishtinë
Foto: Komuna e Prishtinës/Facebook

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i është bashkuar një aksioni shumë të veçantë të iniciuar nga Komuna e Prishtinës.

Bëhet fjalë për aktivitetin e ashtuquajtur “Prishtina Green Week”, që parasheh mbjelljen e disa fidanëve në tentim për të gjelbëruar kryeqytetin.


Fejzullahu ishte në mbështetje të realizuesve të kësaj iniciative, ku me vullnetin e tij ka kontribuuar në mbjelljen e disa fidaneve në lagjen Lakrishte.

Foto: Komuna e Prishtinës/Facebook

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës në rrjetin social Facebook, të cilët kanë publikuar edhe disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë.

Foto: Komuna e Prishtinës/Facebook

“Sot në aktivitetin e mbjelljes së drunjëve në lagjen Lakrishtë për “Prishtina Green Week” me neve ishte edhe Sabri Fejzullahu. Gjithmonë i gatshëm për të qenë pjesë e punëve të mira për një Prishtinë ndryshe. Falemnderit nga axha Sabri”, shkruhej në postimin e Komunës në Facebook.

Foto: Komuna e Prishtinës/Facebook

Kujtojmë që vetëm një muaj e gjysmë më parë, këngëtari Fejzullahu po në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës realizoi një koncert recital nga Stadiumi “Fadil Vokrri”, ku argëtoi qytetarët në mbarë Kosovën me këngë të interpretuara nga repertoari i tij – koncert ky i cili u transmetua online në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Shpend Ahmeti/Facebook