LAJMI I FUNDIT:

Sa më shumë që t’i mundoni ato rriten më mirë: Këto bimë jetojnë pa diell dhe me shumë pak ujë!

Sa më shumë që t’i mundoni ato rriten më mirë: Këto bimë jetojnë pa diell dhe me shumë pak ujë!

A ka bimë më të përsosura se ato të cilat mund t’i ujitësh një herë në katër muaj?

Aspidistra


Është lule e cila toleron kushtet e jetës të cilat do ta mbytnin cilëndo bimë tjetër. Është e përshtatur që të lulëzojë në vend shumë të freskët, por mund të përballojë dritën e diellit vetëm një orë në ditë dhe shumë pak ujë, transmeton Telegrafi.

Zamia

Kjo bimë ka prejardhje nga Afrika. Me gjithë prejardhjen, Zamia nuk e do klimën e shkretëtirës. Do dritë mesatare, përballon madje edhe vend me shumë hije, por funksionon mirë edhe në hapësirë pa dritare, nëse ka ndriçim flouroshent. Pos që pastron ajrin, kjo bimë ka forcën që të depozitojë ujin në kërcejtë e vet të trashë, andaj mund të përballojë edhe 4 muaj pa ujitje.

Difenbahia

Difenbahia e do thatësinë, andaj kini kujdes që të mos e ujisni shumë shpesh. Gjithashtu edhe dielli nuk i pëlqen. Më së miri do të rritet nëse e harroni në ndonjë vend të errët në një kënd të hapësirës. Mirëpo, fëmijët dhe kanakarët shtëpiakë patjetër duhet të rrinë larg nga kjo bimë, sepse në rast të përtypjes apo të përpirjes së fletëve të saj mund të ndodhë ënjtja e gjuhës.

Dracena

Dracena apo bambuja e lumtur ka prejardhje nga Afrika. Do shumë lagështi andaj mund të rritet drejtpërdrejt në një gotë me ujë. Më së shumti i do vendet siç janë banjat, me mjaft lagështi dhe pak dritë.

Bromelia

Kjo bimë e pazakonshme me fletë ngjyrash të ndryshme ka edhe lule të pazakonshme. Do vende me hije, por edhe herë pas here diell. Nëse gjendet në zyrë pa dritare, kjo bimë nuk do të ketë lara në fletë, por ato do të kenë ngjyrë të gjelbër të errët.

Fitonia

Fitonia është bimë e cila mund të rritet perfekt në dritë artificiale. Kërkon jashtëzakonisht pak ujë. Është shumë dekorative dhe e përsosur për zyrë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori