LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet t’i pastroni të brendshmet dhe pizhamet

Sa shpesh duhet t’i pastroni të brendshmet dhe pizhamet

Këto janë gjëra të cilat i përdorim çdo ditë – në fakt, ndoshta nuk mundemi fare pa to.

Por, pyetja është kjo: sa guxojmë t’i përdorim këto dy gjëra para se t’i ndërrojmë?


Më shumë se çereku i meshkujve dhe shtatë për qind e grave veshin të brendshme për dy ditë para se t’i pastrojnë, transmeton Telegrafi.

Por, të brendshmet e përdorura përmbajnë mikrobe të cilat mund të shkaktojnë infeksione në traktin urinar, pneunomi dhe infeksione të gjakut, e gjithashtu edhe bakterin E-coli.

Prandaj, pas çdo here që i përdorni ato duhet t’i pastroni dhe duhet të blini të brendshme të reja çdo vit.

Pizhamet

Mesatarisht meshkujt 18 deri 30 vjet i veshin të njëjta pizhamet për 13 net dhe vajzat e reja për 17 net para se t’i pastrojnë.

Por, ekspertët rekomandojnë që t’i pastroni pizhamet pas dy përdorimeve ose të paktën një herë në javë. /Telegrafi/