LAJMI I FUNDIT:

Sa kuaj-fuqi i ka një kali?

Sa kuaj-fuqi i ka një kali?

Shpesh kemi hasur në artikuj të ndryshëm që si njësi matëse për fuqinë motorike përmendet “kuaj-fuqi”, por a e dini në t ë vërtetë sesa kuaj-fuqi i ka një kali.

Ndonëse tingëllon si një pyetje retorike, përgjigja është shumë më komplekse, transmeton Telegrafi.


Ekipi i kanalit Donut Media në YouTube u përpoq të gjente përgjigjen për këtë pyetje.

Ata u nisën nga vetë përkufizimi i kuaj-fuqisë, sipas të cilit është fuqia e nevojshme për të ngritur një masë prej 75 kilogramësh (duke vepruar me një forcë prej 75 kilopound) në një lartësi prej 1 metër në një kohë prej 1 sekonde.

Autorët e videos shkojnë më tej në të kaluarën dhe gjejnë përkufizimin e parë në fund të shekullit të 18-të, kur James Watt erdhi me idenë për të krahasuar motorin e tij me avull me fuqinë e një kali.

Ai llogariti se një kalë mund të ngrejë një ngarkesë prej 250 kilogramë në një lartësi prej një 0.3 metër në një sekondë.

Prandaj media Donut erdhi me idenë për ta sjellë kalin në ku testohen veturat. Natyrisht, është një punë shumë komplekse dhe në fund ata angazhuan kompaninë Motivo, e cila shpiku një mënyrë për të transferuar lëvizjen e drejtë të kalit në lëvizjen rrethore të kërkuar.

Në këtë video argëtuese por edukative, autorët zbuluan se sa “kuaj-fuqi” mund të prodhojë një njeri dhe në fund se sa “kuaj-fuqi” mund të prodhojë një kali. /Telegrafi/