LAJMI I FUNDIT:

Sa kalori mund të “kurseni” duke përdorur ëmbëltues me pak kalori?

Sa kalori mund të “kurseni” duke përdorur ëmbëltues me pak kalori?

Nëse dëshironi të mbani linjën e trupit apo të zvogëloni kilogramët, ëmbëltuesit do të jenë miqtë tuaj më të mirë në arritjen e qëllimit tuaj

Reklama

Me shtimin e ëmbëltuesve në vend të atyre të zakonshëm, sheqerit të bardhë në pijet tuaja të preferuara, kafe apo çaj, mund të “kurseni” përafërsisht 16 deri në 20 kalori dhe rreth 5 g sheqer për çdo lugë të vogël të sheqerit të shtuar.

Adhuruesit e pijeve me gaz në rrugën drejt realizimit të kilogramëve të tyre të dëshiruar, me kalimin në pije dietike pa alkool, të cilat përmbajnë ëmbëltues me kalori të ulët, nga versioni i ëmbëlsimit me sheqer të bardhë, do të “kursejnë” rreth 100 kalori për një gotë (rreth 250 ml) dhe përafërsisht 25 g sheqer, transmeton Telegrafi.

Me zgjedhjen e jogurtit pa yndyrë të frutave i cili përmban ëmbëltues me kalori të ulët, në vend të versionit të ëmbëlsuar me sheqer të bardhë, do të ulni marrjen për rreth 50 kalori dhe 10 g sheqer për një vakt (200g).

Ëmbëlsuesit me kalori të ulët përdoren shpesh si një mjet për të ndihmuar në reduktimin e marrjes totale të energjisë (kalorive) nga dieta, veçanërisht kalorive nga sheqeri, dhe kështu ndihmojnë në kontrollin e peshës trupore.

Ato ofrojnë një metodë efektive për reduktimin e densitetit të energjisë së ushqimeve të përzgjedhura, duke ruajtur njëkohësisht vlerën e tyre ushqyese.

Ushqimet me një densitet të ulët energjie ofrojnë më pak kalori në të njëjtën sasi ushqimi dhe mund të kontribuojnë në reduktimin e marrjes së energjisë, dhe rrjedhimisht në uljen e peshës. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Cilat janë simptomat e sëmundjes së legjionarëve, me të cilat mund të infektoheni kur derdhet uji nga çezma apo dushi?

Cilat janë simptomat e sëmundjes së legjionarëve, me të cilat mund të infektoheni kur derdhet uji nga çezma apo dushi?

Shëndetësi
A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

Shëndetësi
Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë

Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë

Shëndetësi
Kafe me gjalpë, mënyra më e mirë për të humbur në peshë

Kafe me gjalpë, mënyra më e mirë për të humbur në peshë

Shëndetësi Lajme
Vazektomia jua rikthen jetën seksuale në vitet e adoleshencës!

Vazektomia jua rikthen jetën seksuale në vitet e adoleshencës!

Shëndetësi
Melodia që zgjon hormonin e lumturisë: Dëgjoni frekuencën e cila forcon serotoninën, endorfinën dhe dopaminën

Melodia që zgjon hormonin e lumturisë: Dëgjoni frekuencën e cila forcon serotoninën, endorfinën dhe dopaminën

Psikologji
Kalo në kategori