LAJMI I FUNDIT:

Sa janë transparente institucionet në Maqedoni? (Video)

Sa janë transparente institucionet në Maqedoni? (Video)

Në punëtorinë për diskutimin e transparencës së institucioneve shtetërore ndaj qytetarëve, ende pa filluar u dëshmua e kundërta. Gordana Dimitrovska, përfaqësuese e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk e pa të arsyeshme të jep një deklaratë për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E pyetur se a ka mundësi të jep një deklaratë të shkurtër, Gordana Dimitrovska u përgjigj, JO!


“Absolutisht nuk do të thotë se nuk jam transparente nëse nuk jap deklaratë. Kontributi im në këtë debat është të përfaqësoj institucionin tonë. Duhet ta keni parasysh që vij nga ministria dhe jam nëpunës shtetëror, që i zbatoj funksionet e ministrisë në kuadër të projekteve që janë në kompetencat tona”, tha ajo për Tv21.

E irrituar nga pyetja jonë pse nuk jeni transparente ju kur temë e diskutimit është transparenca e institucioneve ndaj qytetarëve, Dimitrovska shkoi të kërkoj llogari se pse na lejuan neve të futemi në sallën e debatit e të parashtrojmë pyetje./Telegrafi/