LAJMI I FUNDIT:

Sa e vështirë është që të furnizoni veturën me karburant?! (Video)

Sa e vështirë është që të furnizoni veturën me karburant?! (Video)

Keni qeshur me video të shoferëve që nuk dinë t’i japin veturës, po ashtu edhe të drejtuesve që nuk dinë të parkojnë, por nuk besoj se keni parë dikë që të mos dijë si të furnizojë veturën me karburant.

Në videon e filmuar në Leicester të Britanisë tregohet një grua, e cila bën disa rrotullime për të ndalur veturën në pozicionin e duhur që ta mbushë me karburant, por sërish nuk e kupton se nuk duhet që të rrotullohet, por duhet që të fusë veturën në krahun e kundërt, transmeton tch.


Videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë në pikën e karburantit vite më parë është bërë publike dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë virale, ku padyshim nuk kanë munguar edhe të qeshurat.