LAJMI I FUNDIT:

Ryva Kajtazi: Nuk do bëj album, nuk jemi në kohën e albumeve

Ryva Kajtazi: Nuk do bëj album, nuk jemi në kohën e albumeve
Ryva Kajtazi (Foto: Instagram/ryva_kajtazi_)

Ryva Kajtazi është njëra prej artisteve të dashura, e cila qysh nga fillimi i karrierës së saj ka arritur ta bëjë publikun për vete me zërin karakteristik e me pamjen e veçantë.

Këngëtarja po vazhdon të jetë aktive në muzikë, pavarësisht pauzave që ka bërë në skenë për shkak të angazhimeve të fundit, si nënë. “San Torini” titullohet një prej këngëve më të reja të Ryvës e realizuar edhe me videoklip.


Ryva për Telegrafin ka thënë se gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar në projekte të reja dhe një prej tyre tashmë është lansuar, ani pse flitej pauza e saj e gjatë në muzikë. Meqë është një prej këngëtareve që prej fillimit të karrierës ka vazhduar me zhanër të njëjtë, ajo pohon se në këtë drejtim ndihet më mirë. “Kam pasur edhe unë eksperimente të vogla në muzikë, por besoj që në këto ujëra ndihem më mirë”.

Përveç mbrëmjeve muzikore, Kajtazi viteve të fundit ka qenë e pranishme edhe në shumë dasma, kjo ngase është kërkuar mjaft shumë nga publiku. “Dasmat kohëve të fundit janë shumë të pranueshme në jetën time dhe ndihem e privilegjuar që jam pjesë e tyre”.

Të gjitha lajmet nga Ryva Kajtazi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ryva Kajtazi

Një prej gjërave me të cilën identifikohet këngëtarja është edhe albumi, por një gjë e tillë në ditët e sotme duket se nuk ka rëndësi të madhe për Ryvën. “Nuk jemi në kohën e albumeve, edhe pse albumet janë shumë të rëndësishme për një këngëtar po ja që kohëve të fundit preferohet që çdo këngë të përcillet me nga një klip në mënyrë që të arrin efektin e vet, nuk do bëj album për momentin”, ka thënë Kajtazi për Telegrafin.

Ajo ndër të tjerash ka folur edhe për jetën private dhe vështirësitë e saj në karrierë, si një nënë e përkushtuar dhe një këngëtare e suksesshme. Bukuroshja jonë po ashtu prej vitesh është e martuar me afaristin shqiptar, Fidan Rexhepi, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Dorela.

“Të jesh nënë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një femre, nuk është edhe aq e lehtë që të jesh e përkushtuar njëkohësisht edhe për fëmijën dhe për karrierën, mirëpo mendoj se tani vajza ime i ka mbush dy vjet dhe e kam pak më të lehtë t’i përkushtohem muzikës”.

Ryva Kajtazi me familjen e saj (Foto:Instagram/ryva_kajtazi_)

Përndryshe, këngëtarja 39 vjeçare ka paralajmëruar verë të nxehtë, ku do të jetë e pranishme në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme familjare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori