LAJMI I FUNDIT:

Rutte: Në prapaskenë, shumë vende po përpiqen të diskutojnë problemin me Bullgarinë

Rutte: Në prapaskenë, shumë vende po përpiqen të diskutojnë problemin me Bullgarinë

Çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është dypalëshe dhe nuk duhet të ndalojë negociatat e anëtarësimit.

“Unë besoj fuqishëm në këtë dhe ky nuk është vetëm mendimi im, por i të gjitha vendeve të tjera anëtare të BE-së”, tha kryeministri holandez Mark Rutte, i cili sot po qëndron për vizitë në Shkup.


“Mund të mos jetë e dukshme për të gjithë, por ka shumë diskutime me Bullgarinë, mua me Presidentin Radev dhe kolegë të tjerë të BE-së për të siguruar që problemi të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse nuk është mirë pas një pritjeje të gjatë për fillimin e negociatave, sepse ndjeva se atëherë Maqedonia e Veriut nuk ishte gati, por tani është gati dhe kjo çështje është arsyeja dhe ende nuk mund të ndodhë. Kjo nuk është mirë. Por unë mund t’ju siguroj se në prapaskenë, shumë vende anëtare po përpiqen të bisedojnë me Bullgarinë dhe shpresoj për më të mirën – se ne do të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur pas zgjedhjeve të 14 nëntorit.
Unë e kuptoj këtë mendim, por do të kërkoja nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të mos e humbin besimin në BE. Duam të fillojmë negociatat, duam që një ditë, ndoshta, të bëhemi anëtare me të drejta të plota dhe ndërkohë të shohim se çfarë mund të punojmë për rezultate shumë praktike për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë”, tha Rutte./Telegrafi/