Në maj të vitit 2026, paga mesatare neto mujore ishte 49,544 denarë, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me majin e vitit 2025, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës është më e lartë për 8.2%.


Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare neto mujore të paguar për punonjës në sektorët: furnizim me ujë; largim i ujërave të ndotura, menaxhim i mbeturinave dhe aktivitete për përmirësimin e mjedisit me 11.9%, art, argëtim dhe rekreacion me 11.3% dhe transport dhe magazinim me 10.9%.

Rritje e pagës mesatare neto mujore të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, u regjistrua në sektorët: tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 6.3%, miniera dhe gurore me 5.8% dhe transport dhe magazinim me 5.7%.