Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka lëshuar një alarm për motin, duke paralajmëruar se sot në të gjithë vendin pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të herëpashershme shiu dhe paqëndrueshmëri lokale.

Sipas parashikimit, do të ketë shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta në disa vende, dhe lokalisht do të krijohen kushte për një stuhi të shoqëruar me breshër.


Do të fryjë erë e moderuar veriore, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here do të forcohet dhe do të arrijë shpejtësi që tejkalon 60 kilometra në orë.

Nga DPHM u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur qëndrojnë jashtë dhe të ndjekin informacionet më të fundit për motin për shkak të mundësisë së ndryshimeve të shpejta të kushteve të motit./Telegrafi/