LAJMI I FUNDIT:

Rutina ushtrimore që jua djegë 900 kalori për 1 orë

Rutina ushtrimore që jua djegë 900 kalori për 1 orë

Nëse dëshironi të bëheni ‘fit’ por nuk keni shumë kohë për t’ia dedikuar këtij rrugëtimi, atëherë lajmi i mirë është se nuk ju nevojitet të shpenzoni orë të tëra në shirit vrapues (treadmill)

Çdo ushtrim i rregullt fizik është i mirë për shëndetin, por nëse nuk e bëni siç duhet, ju mund të jeni duke ia humbur vetes kohën.

Fatmirësisht, vetëm një ndryshim i thjeshtë në regjimin tuaj stërvitor mund t’ju ndihmojë ta shpejtoni tej mase rrugëtimin drejt humbjes së peshës.


Hulumtuesit e universitetit McMaster kanë zbuluar se një rutinë intensive 1-minutëshe është po aq efektive sa 45 minuta ushtrime me ritëm të moderuar.

Një nga ushtrimet më të mira me intensitet të lartë për djegie të yndyrës është Tabata, transmeton Telegrafi.

Një rutinë Tabata mund t’i djegë mesatarisht 15 kalori për minutë apo 900 kalori për një orë. Kjo do të thotë se nëse gjeni kohë vetëm 30 minuta në ditë, ju do ta keni mundësinë t’i digjni 450 kalori.

Çfarë është Tabata saktësisht?

Rutina Tabata është zbuluar nga shkencëtari japonez Dr. Izumi Tabata dhe nga një ekip hulumtuesish në Tokio.

Është një rutinë e intensitetit të lartë e cila përfshin dy procedura të thjeshtë – për 20 sekonda të bëni ushtrime me ritëm shumë të shpejt, dhe 10 sekonda të pushoni.

Këtë cikël duhet ta përsëritni tetë herë para se të vazhdoni te ushtrimi tjetër.

Një rutinë e tillë mund të përmbajë ushtrime si pompat, squat, barkore, burpee, etj.

Një shembull i ushtrimit Tabata duket kështu:

– Pompa (4 minuta)
– Squat (4 minuta)
– Burpee (4 minuta)
– Mountain Climbers (4 minuta).

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një gjë që nuk do të mendonit kurrë se mund t’jua shkatërrojë internetin tuaj të shpejtë

Një gjë që nuk do të mendonit kurrë se mund t’jua shkatërrojë internetin tuaj të shpejtë

Stil
Si t’i thuash shefit që po lë punën – pa e bërë situatën të sikletshme

Si t’i thuash shefit që po lë punën – pa e bërë situatën të sikletshme

Këshilla Lifestyle
E keni përdorur shprehjen “lotët e krokodilit”? Ja çfarë qëndron pas kuptimit të saj

E keni përdorur shprehjen “lotët e krokodilit”? Ja çfarë qëndron pas kuptimit të saj

Lifestyle
Nëntë gjëra të njëjta që i gjykojmë ndryshe në varësi të pasurisë së një personi

Nëntë gjëra të njëjta që i gjykojmë ndryshe në varësi të pasurisë së një personi

Lifestyle
Të dëshmuara edhe nga shkenca: Tri mënyra si ta rritni vetëbesimin

Të dëshmuara edhe nga shkenca: Tri mënyra si ta rritni vetëbesimin

Këshilla Lifestyle
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Kalo në kategori