“Prokuroria Themelore Publike për hetim të krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar të martën ka pranuar dokumentacionin për spitalin modular në Tetovë nga Byroja për furnizime publike, ndërsa dje pas oraës 14:00 është marrë edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale, kurse sot hetuesit filluan ta shqyrtojnë dokumentacionin”.
Këtë sot e deklaroi shefja e PTHP-së, Vilma Ruskovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse kanë pranuar dokumentacionin dhe çfarë po hetohet.
“Sot filloi shqyrtimi i dokumentacionit dhe nuk kam informacione më konkrete”, tha Ruskovska.
E pyetur çfarë do të hetojë Prokuroria, Ruskovska potencoi se Prokuroria që drejton ajo është kompetente vetëm në pjesën për furnizimin publik dhe kjo do të kontrollohet nëse janë respektuar procedurat.
Në lidhje nëse kanë informacione për pranimin teknik, Ruskovska theksoi se nuk ka informacione për këtë, ndërsa specifikimin teknik e kanë në gjuhën angleze dhe menjëherë e kanë dërguar në PTHP Tetovë në mënyrë që ekspertët gjermanë të njoftohen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Maturantët në Maqedoni në dilemë për të ardhmen e tyre
Breshëri zbardh disa vende të Kosovës – shkakton dëme materiale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251