LAJMI I FUNDIT:

Rusia vendosi raketat bërthamore “Iskander” në enklavën mes Polonisë dhe Lituanisë

Rusia vendosi raketat bërthamore “Iskander” në enklavën mes Polonisë dhe Lituanisë

Rusia duket se e ka seriozisht qasjen e saj për të rihapur luftën e ftohtë me Perëndimin. Këtë e tregon fakti se Moska ka vendosur raketa bërthamore “Iskander” në rajonin më perëndimor rus, Kaliningrad, që është në kufi me Poloninë dhe Lituaninë, vende të NATO-s.

Gjenerali amerikan kërcënon Rusinë: Do t’ju mundim, siç ju kemi mundur më parë
Lexo po ashtu Gjenerali amerikan kërcënon Rusinë: Do t’ju mundim, siç ju kemi mundur më parë

Autoritetet në Poloni kanë reaguar duke deklaruar se kjo lëvizje e Kremlinit përbën shqetësimin më të thellë të tyre, duke shtuar se po e monitorojnë nga afër situatën.


Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ky zhvillim është pjesë e një stërvitjeje ushtarake, që është kryer edhe më parë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë hasur në intensifikimin e mosmarrëveshjeve me Rusinë kohët e fundit, në veçanti për Sirinë dhe Krimenë.

Kaliningradi është enkalva ruse që ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë. Sistemi i raketave “Iskander” ka një reze prej 700 kilometrash dhe mund të arrijë kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz i cilësoi veprimet e Rusisë si “shumë alarmante”. Ndërsa një zyrtar i shërbimeve sekrete amerikane tha për agjencinë “Reuters” se lëvizja mund të jetë shprehje e pakënaqësisë së Moskës ndaj NATO-s.

Aleanca e atlantikut të Veriut po rrit praninë e saj në Poloni, Lituan, Letoni dhe Estoni duke dërguar 4 batalione vitin e ardhshëm. Por zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov deklaroi se vendosja e raketave “nuk është e jashtëzakonshme”. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori